13 Nëntor, 2021 - 3:15 pm
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha mbrëmjen e sotme një koncert në sallën “Turbina”në Tiranë me pjesëmarrjen e dy artistëve të njohur, Aurelien Sabouret në violonçel dhe dirigjentit Eno Koço.
Veprat muzikore që u shfaqën për publikun artdashës ishin përzgjedhur si ndërthurje e muzikës shqiptare dhe asaj botërore ndërsa Aurelien Sabouret nga Franca performoi si solist.
“Vallja e shtrigave”, kapriçio simfonike nga Nestor Kraja çeli programin për të vijuar me performancën e solistit Aurelien Sabouret i cili luajti koncertin për violonçel dhe orkestër në re minor të kompozuar nga Eduard Lalo.
Pjesa e tretë e programit ishte nga Bethoven, Simfonia no 7 në la mazhor op 92.
Veprat dhe interpretimi i Orkestrës Simfonike dhe solistit francez u mirëpritën nga publiku. / atsh / KultPlus.com