15 Nëntor, 2021 - 2:21 pm
Mes xhamave dhe mureve të larta te betonit, mjaft njerëz në Hong Kong u vunë në radhë për hapjen e muzeut të shumëpritur të artit M+, ndërtimi i të cilit llogaritet të ketë kushtuar miliona dollarë.
Projekti ishte vonuar shumë për shkak të pandemisë, ndërsa nuk mungoi as hija e censurës. Vizitorët shprehën zhgënjim të madh nga fakti që aty nuk kishte asnjë krijim të artistit kinez me famë botërore, Ai Weiwei.
“Disa njerëz thonë se ligji qëndron mbi artin, por unë mendoj se arti duhet të jetë i lirë dhe krijues; Për të nuk duhet të ketë kufi e kufizime. Njerëzit kanë nevojë për vepra të tilla; muzetë e artit jo vetëm përmirësojnë cilësitë e një qyteti, por atom und të tërheqin dhe artistë të ndryshëm e të ushqejnë talentin lokal”, tha një vizitor.
Edhe të tjerë vizitorë thanë se muzeu nuk ishte siç e prisnin. Kishte më shumë politikë se art, sipas tyre. “Nuk bie shteti nga një vepër arti, duhet t’i japin më shumë hapësirë artistëve të shprehen”, tha një grua, duke theksuar se artit, nuk duhet t’i lidhen duart./KultPlus.com