21 Nëntor, 2021 - 10:00 am
Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi bashkë me botuesin dhe donatorin Milaim Abdullahu, vizitoi dje shkollën fillore “Engjëll Jak Gjoni” në Novosellë të Eperme, ku i ati, Aziz Buxhovi – veteran i arsimit, kishte qenë mësuesi i parë i kësaj shkolle në vitin 1950.
Me këtë rast bibliotekës së shkollës si dhe arsimtrëve iu dhuruan 200 libra nga veprat më të reja: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Mona”, “Dosja B” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania”.
Veprimtarinë donatore prej 500 librash, autori do ta vazhdojë këto ditë edhe në Ponoshec dhe Junik, ku në vitet 1949 dhe 1953, Aziz Buxhovi kishte shërbyer si mësues./KultPlus.com