4 Dhjetor, 2021 - 5:00 pm
Romani “Të lirë” nga Lea Ypi është vlerësuar nga gazeta prestigjioze “The Guardian” si njëri ndër librat më të mirë të biografisë dhe kujtimeve për vitin 2021, shkruan KultPlus.
Njësoj sikurse gazeta britanike, edhe “The Times” e kishin listuar këtë libër si një ndër 20 librat më të mirë në botë për këtë vit.
Romani është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin ‘Baillie Gifford’ në letësri. Vepra autobiografike rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël 11-vjeçare të paralelizuar me tranzicionin politik të një shoqërie dhe shteti komunist, Shqipëria.
Lea në librin e saj është 11-vjeçarja për të cilën, socializmi shqiptar i stilit sovjetik mbante premtimin e një të ardhmeje të paracaktuar, një garanci sigurie mes shokëve entuziastë.
Në libër Ypi jep një pamje fëmijërore të regjimit komunist të shkatërruar të Shqipërisë. Imazhet që ngjall Ypi si kanaçet boshe të Coca-Cola të çmuara shumë, rradhët e bukës dhe një statujë bronzi e Stalinit, e prerë kokën nga protestuesit do të ngelet për shumë kohë si kujtimi i asaj periudhe në sytë e një fëmije.
Së fundmi romani “Të lirë” i autores dhe akademikes shqiptare Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. /KultPlus.com