Marrëveshje bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare dhe QKLL-së

9 Dhjetor, 2021 - 9:00 pm

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan sot në Tiranë, “Memorandumin e bashkëpunimit” midis dy institucioneve të tyre. Nëpërmjet këtij memorandumi, BKSH-ja dhe QKLL-ja do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella.

Gjithashtu të dy institucionet angazhohen të ofrojnë përdorimin e ambienteve të tyre për konferenca dhe salla ekspozimi.Me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i botimeve ndërmjet BKSH-së dhe QKLL-së.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të ofrojë serinë e botimeve të reja, ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e saj.

BKSH-ja dhe QKLL-ja do të aplikojnë në projekte të përbashkëta në Bashkimin Europian.

Do të punohet për përkujtimin e datave dhe autorëve shqiptarë që përfaqësojnë trashëgimi historike e letrare në veprën e tyre. / KultPlus.com

Të ngjajshme