11 Dhjetor, 2021 - 6:30 pm
Nëse nuk do të ishte postuar një video në faqen e Mrizit të Zanave ndoshta nuk do të kishim marrë vesh për gjestin e madh të kantautorit shqiptar Ermal Meta.
Mbrëmjen e djeshme ai ka dhuruar pajisje muzikore për vajzat e mitura në institucionin e përkujdesit Shtëpia Rozalba.
“Engjëj sikur Ermal Meta që ngrohin zemra sikur zemrat e @shtepia_rozalba , vajza të mitura që ndoshta nuk e kanë mundësinë ti kalojnë festat e fundvitit me familjen e tyre.
Ai djalë flori sapo dhuroi një kamion plot me vegla muzikore për të zbukuruar jetën këtyre zemrave Shqiptare
Faleminderit Ermal Meta, Ambasadorit Italian Fabrizio Bucci dhe zonjës së tij Carla, dhe uroj të marrin shembull VIPSAT Shqiptar!!”, shkruhet në postimin në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com