21 Dhjetor, 2021 - 1:30 pm
T. S. Eliot
Përktheu: Ag Apolloni
Ata po i kërcasin pjatat e kafjallit në kuzhinat e qilarit,
e përgjatë skajeve të rrahuna të rrugës
i njoh shpirtat e shërbëtoreve që rrinë si mjerane
dhe mbijnë të dëshpërueme dyerve të kësaj ane.
Valët kafe të mjegullës më sjellin
Fytyra të shformësueme nga fundi i rrugës,
Dhe lot nga vogëlushja me teshat e përbaltuna
Nji buzëqeshje pa kuptim qëndron pezull në ajër
dhe zhduket përgjatë relievit të pullazeve./ KultPlus.com