Grammy 2018: Lady Gaga, Rita Ora dhe Miley Cyrus shkëlqyen në qilimin e kuq (FOTO)

29 Janar, 2018 - 10:36 am

Mbrëmë u mbajt edicioni i 60-të i Grammy Awards në Madison Square Garden në New York, kjo ishte hera parë pas pesëmbëdhjetë viteve që kjo ceremoni mbahet jashtë Los Angelos, përcjellë KultPlus.

Krahas shumë yjeve ndërkombëtare, ky vit u përcoll edhe me disa nga emrat e njohur shqiptarë në botë. Mirëpo Rita Ora e veshur në të zeza, së bashku me Lady Gaga dhe Miley Cyrus janë cilësuar nga gazeta prestigjioze “The Telegraph”, si yjet që kanë pushtuar tapetin me dukjen e tyre të veçantë. Veshja dhe stili i flokëve të tyre të ngjante me Grammyn e para gjashtëdhjetë viteve.

Ora, Gaga dhe Cyrus kanë vendosur një shenjë të trëndafilit të bardhë në veshjet e tyre, kështu duke përkrahur iniciativën Time’s Up.

Ky trëndafil me ngjyrë të bardhë, ishte një mbështetje ndaj viktimave të abuzimit seksual. Trëndafili i bardhë rëndom është konsideruar si simbol i shpresës dhe i paqes./ KultPlus.com

Të ngjajshme