4 Janar, 2022 - 11:47 am
Disa banorë në qytetin kinez të “Xi’an-it” kanë përdorur shkëmbimin e furnizimeve ditët e fundit, pasi shqetësimet për mungesën e ushqimit vazhdojnë.
Disa foto që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë sesi banorët po shkëmbejnë ushqimet edhe me pajisje teknologjike.
Rreth 13 milionë njerëz janë mbyllur në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori dhe aktualisht nuk mund të largohen për të blerë ushqim.
Videot dhe fotot në faqen e mediave sociale Weibo treguan njerëzit që shkëmbenin cigare me lakër, lëng për larjen e enëve me mollë dhe peceta higjienike për një grumbull të vogël perimesh.
Xi’an është në epiqendrën e shpërthimit aktual të Covid në Kinë dhe autoritetet lokale kanë miratuar masa drastike të cilat kanë tërhequr kritika të konsiderueshme në internet.
Masat e rrepta vijnë përpara Vitit të Ri Hënor dhe Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin muajin e ardhshëm. /KultPlus.com