29 Janar, 2018 - 6:30 pm
BBC po bashkohet me Netflix për të nisur serialin e ri rreth rënies së Trojës.
Seriali me tetë pjesë, ‘Troja: Rënia e një qyteti’ (Troy: Fall of a City), do të tregojë historinë nga perspektiva e trojanëve dhe do të tregojë se si Helena e Spartës la familjen e saj dhe bashkëshortin e saj për të shkaktuar një luftë dhjetëvjeçare.
Historia është shkruar nga drejtor i asociuar i Royal Shakespeare Company, që kohët e fundit ka pasur sukses në serinë e The Night Manager. BBC shpreson se seriali i tyre do të rivalizojë serialin më të ndjekur “Games of Thrones” prodhuar nga HBO.
Është raportuar se për realizimin e ‘Troja: Rënia e një qyteti’ do të shpenzohen 2 milionë pound vetëm në një episod, duke e vendosur atë në mesin e shfaqjeve më të shtrenjta të BBC-së.
David Farr tha se ai solli një version tjetër të historisë së vjetër sepse ne njohim shumë mirë historinë greke, por nëse e shikojmë nga pikëpamja trojane merr një tjetër dimension, përcjell atsh./ KultPlus.com
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5321525/BBC-Netflix-team-Troy-drama-rival-HBO.html