5 Janar, 2022 - 2:12 pm
Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears, do të bëjë publikimin e një këngë të re më 14 janar, shkruan KultPlus.
“Zëri i një engjulli”, i quajtur ndryshe nga gara “Eurovision”, Gjoni ka njoftuar përmes “Instagramit” se më 14 janar do të publikojë një këngë të re.
Gjoni përfaqësoi Zvicrën në vitin e kaluar të edicionit të “Eurovision”, dhe madje ka arritur të shpallet edhe vokalisti më i mirë në këtë garë.
Së fundmi, këngëtari shqiptar ka sjellur bashkëpunim edhe me Arilena Ara, ku kanë marrë komente pozitive nga publiku. /KultPlus.com