11 Janar, 2022 - 12:53 pm
Festivali i Letërsisë”ZaNa” ka hapur thirrjen për poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës të aplikojnë me 3-5 poezi dedikuar gruas në rolin e saj të shumfishtë, shkruan KultPlus.
Keni shkruar ndonjëherë poezi për nënën tuaj, për motrën, shoqen, të dashurën, vajzën, gruan, për zanat tuaja? Doni t’i ndani me ne?
Në kuadër të Festivalit të Letërsisë ZaNa, ftohen poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës (mosha 18-35 vjeç/e), të aplikojnë me 3-5 poezi dedikuar gruas në rolin e saj të shumëfishtë.
Aplikimi bëhet duke dërguar poezitë në formatin Word në adresën elektronike: [email protected], më së largu deri më 17.01.2022.
Të përzgjedhurat/it do të jenë pjesëmarrës gjatë netëve poetike që do organizohen në Mitrovicë, e njëherit poezitë e tyre do të botohen në librin ZaNa.
Poezitë do të përzgjidhen nga një komision vlerësues në përbërje prej tre antarëve nga fusha e letërsisë e dramaturgjisë.
Edicioni i 2’të i Festivalit të Letërsisë ZaNa është përkrahur nga UNMIK. /KultPlus.com