14 Janar, 2022 - 9:35 pm
Qeveria britanike po ecën drejt eliminimit të Green Pass në Angli, i futur një muaj më parë vetëm për hyrjet në klube dhe aktivitetet masive. Kjo mund të ndodhë më 26 janar, kur do të rishikohen masat anti-Covid të parashikuara nga i ashtuquajturi plan B kundër variantit Omicron.
Kështu raportojnë mediat në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të cilave ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid ka ndarë një shqetësim të fortë ndaj certifikatës së shprehur nga shumë deputetë konservatorë, veçanërisht ndaj atyre qindrave që kishin votuar kundër prezantimit të saj në Dhomën e ulët, e miratuar vetëm falë votave të opozitës laburiste, në shenjë rebelimi të hapur ndaj kryeministrit Boris Johnson.
Gjithashtu mendohet të braktiset edhe puna nga shtëpia, një masë tjetër e parashikuar nga kufizimet e planit B, ndërsa do të mbetet ajo për përdorimin e maskave për transportin publik dhe dyqanet.
Kjo në dritën e “shenjave inkurajuese”, siç konfirmoi një ditë më parë Javid, që po vijnë nga ulja e infektimeve në bazë javore, ashtu si edhe pranimet në spitale.
Sipas disa shkencëtarëve, vala e variantit Omicron të koronavirusit ka arritur kulmin e saj dhe tani Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt daljes nga periudha e vështirë. Ndërkohë, Skocia dhe Uellsi kanë lehtësuar disa nga kufizimet e tyre./ KultPlus.com