20 Janar, 2022 - 10:30 am
Sot, në orën 17:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës fillon aktivitetet e veta kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.
Në këtë kuadër sonte shqyrtohet tema “Liria dhe e drejta e autorit”.
Rreth kësaj teme flasin Ibrahim Berisha dhe Milazim Krasniqi, ndërsa moderon Avni Spahiu. Mirëpritet kontributi edhe nga të pranishëm të tjerë.
Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës.
PEN Qendra e Kosovës më parë ka realizuar disa projekte, poashtu me përkrahje të MKRS-së.
Nga këto projekte vlen për të përmendur ato që bosht kishin përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë. Kështu, në vitin 2020 janë mbajtur takimet me titull “Ora e Shkrimtarit”, dhe vjet, më 2021, takimet “Ora e Shkrimtarit2”./ KultPlus.com