26 Janar, 2022 - 12:09 pm
‘Pa Vend’ është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema, përcjell KultPlus.
Juria e garës së filmit të shkurtër, e përbërë nga Špela Čadež (regjisore, producente dhe animatore nga Slovenia), Ëim Vanacker (anëtar i Komisionit Përzgjedhës të Konkursit të Filmit të Shkurtër në Festivalin e Filmit në Kanë) dhe Gerald Ëeber (zëvendës drejtor menaxhues i sixpackfilm – Vjenë) thanë që filmin e zgjodhën për këndvështrimin e tij origjinal.
Për më tepër juria u shpreh “Në një film që kalon kufirin mes dokumentarit dhe fiksionit, një tavolinë Ping Pongu bëhet një alegori për realitetin politik, por edhe një metaforë për kërkimin e një vendi në kohë ndryshimi të shtëpisë dhe migrimit. Pa Vend na bindi me vendimet e tij formalisht të sakta, kuadrin e tij të pazakontë, këndvështrimin e tij të përqendruar dhe ritmin e tij të saktë.”/ KultPlus.com