Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II uron qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë

16 Shkurt, 2022 - 1:46 pm

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi presidentës Vjosa Osmani, shkruan KultPlus.

Një ditë përpara, Osmani ka pranuar disa urime nga liderë të ndryshëm të botës, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Ndërkaq, Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.  /KultPlus.com

eth

Të ngjajshme