19 Shkurt, 2022 - 9:21 pm
I jepet lamtumira Bardhyl Londos, i cili jetoi si i tillë deri në frymën e fundit. Studiuesi Shaban Sinani thotë se në të dy sistemet, poezia e tij qëndroi kryelartë duke thyer tabu të ndryshme.
Miku dhe bashkëpunëtori i tij në Ministrinë e Kulturës, poeti Parid Teferic sjell ndërmend mësimet që mori prej tij.
Shkrimtari Fatos Kongoli , e cilëson guximtar dhe nuk harron mbështetjen që i dha në kohë të vështirë, duke e punësuar tek gazeta Drita.
Arjan Leka nënvizon faktin se nuk vuajti pengun e pengimit dhe mos kuptimit madje sipas tij është momenti ta rilexojmë.
Preç Zogaj pasi i njeh meritat si poet modern, kujton edhe lirinë që nuk ia prangosi dot as politika
Ministrja e kulturës ,kujton duartrokitjet e fundit një muaj më parë ku u shpall shkrimtari i vitit për veprën poetike “Prilli i Hidhur”. /abcnews/ KultPlus.com