Kritikohet vendimi i Akademisë së Filmit për mos prezantim live të tetë çmimeve

24 Shkurt, 2022 - 4:43 pm

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 27 mars 2022, e kur jemi te kjo, kjo organizatë vendosi që gjatë ceremonisë të mos prezantohen në ngjarje tetë çmime kryesore, këtë me arsyetimin se zgjatet shumë ceremonia, dhe humbet interesimi i dashamirëve të saj që ta ndjekin atë.

Por, ky vendim po kritikohet ashpër. Anëtarë të saj, përmes një deklarate kanë thënë se janë shumë të zhgënjyer  për këtë, dhe se kjo për ta është fyese.

Sipas një burimi, nuk u bë e qartë as nëse të gjithë të ftuarit do të ulen në ulëse në vendngjarje, apo do të paraqiten në tepihun e kuq për prezantim para saj.

Për këtë, një anëtar i akademisë ka thënë se kjo është dështim, dhe se ka shumë persona që nuk pajtohen.

Një tjetër ka shkruar se lidershipi duhet të ketë turp për këtë vendim.

Me këtë rast, edhe bordi i montazhierëve dhe regjisorëve lansoi një deklaratë ku shkroi se janë shumë të zhgënjyer nga Akademia që kategori të caktuara çmimesh do të prezantohen jo siç është me vend. Ata besojnë se të gjitha kategoritë duhet të vlerësohen njëjtë, sepse kanë të bëjnë me filmin. Sipas tyre, kjo duhet të jetë ngjarje ku duhet të kremtohet për arritjet e secilit në film, e jo të nënvlerësohen.

Sipas një burimi, megjithatë cerememonia planifikohet të mbahet për tri orë.

Siç është njoftuar më parë, të gjithë pjesëmarësit në Oscars 2022 duhet të kenë të bërë testin PCR.

Në ngjarjen e sivjetme do të jenë nikoqire tri personalitete, e ato janë: Amy Schumer, Regina Hall dhe Wanda Sykes./ KultPlus.com

HOLLYWOOD, CALIFORNIA – FEBRUARY 09: In this handout photo provided by A.M.P.A.S. Oscars statuettes are on display backstage during the 92nd Annual Academy Awards at the Dolby Theatre on February 09, 2020 in Hollywood, California. (Photo by Matt Petit – Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images)
займ до зарплаты через интернет на карту

Të ngjajshme