8 Shkurt, 2018 - 12:00 pm
Romani i ri i Elif Shafak “Three Daughters of Eve”, përmban një përzierje ku shumë çështje janë në konflikt me njëra- tjetrën. Në këtë libër autorja e njohur prek shumë tema të rëndësishme rreth Turqisë, politikës, lindjes, perëndimit e Zotit, shkruan KultPlus.
Elif Shafak, si një shkrimtare që qëndron në mes të perëndimit dhe lindjes, duke punuar në turqisht dhe anglisht, që jeton në Stamboll dhe Londër, ajo angazhohet me disa nga temat më të rëndësishme politike dhe personale të kohës sonë. Këtu nuk përjashtohet as romani i saj i ri. Si romanciere dhe zë publik, ajo ka fituar shumë çmime dhe shpesh quhet si shkrimtarja më e njohur grua në Turqi.
Libri i saj i ri “Three Daughters of Eve”, përfshin Peri Nalbantoğlu, një vajzë që rritet në një familje të polarizuar turke, aty përfshihet jeta e saj universitare në Oksford dhe pyetje të rëndësishme për identitetin, marrëdhëniet gjinore, besimin dhe të ardhmen e Turqisë. / KultPlus.com