‘Yllin nga qielli do ta zbres edhe ty, ty do të ta fal’ (VIDEO)

26 Mars, 2022 - 4:15 pm

“Marigona” është njëri nga grupet më të njohura në muzikën shqiptare, që për vite të tëra kanë përcjellë shumë gjenerata me këngët e tyre, shkruan KultPlus.

Grupi është formuar në Mitrovicë në vitin 1991 me formacionin e parë: Vullnet Sefaja, Edon Ramadani, Teoman Ukça, Labinot Krasniqi.

Stili i “Marigonës” është i veçantë. Gërshetimi i teksteve kuptimplota me vokalin unik të Vullnet Sefasë, ka bërë që ndër vite ata të sjellin shumë hite që edhe sot e kësaj dite këndohen e rikëndohen.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: “Sonte”, “Pa ty”, “Mitrovcia”, “Ajshe”, “Dea”, “Tash shko”, “Fundi vjen”, etj…

Sonte po e risjellim një prej këngëve të tyre të hershme që titullohet “Do të vijë në mëngjes”, ku spikat teksti i bukur romantik, melodia dhe zëri i Sefasë. Më poshtë bashkë me këngën po e japim edhe tekstin. /KultPlus.com

Do të vi një natë, në dritaren tënde
të të vështroj, kur ti je në ëndërr
do të vi atëherë, kur të jesh në gjumë
të t’shikoj si fle, se të dua shumë.

Do të vi në agim, nga gjumi të të zgjoj
të marr në përqafim, dhe kurrë mos të lëshoj
do vi në mëngjes, të të sjell ty dashurinë
të t’shikoj si buzëqesh, ta shijoj ty lumturinë.

Refreni:

Yllin nga qielli do ta zbres
edhe ty, ty do të ta fal
të shikoj, të shikoj se si buzëqesh
edhe hënës atë dritë do të ja marr.

Do të vi një natë, në dritaren tënde
të të vështroj, kur ti je në ëndërr
do të vi atëherë, kur të jesh në gjumë
të t’shikoj si fle, se të dua shumë. /KultPlus.com

Të ngjajshme