MKRS ofron mbështetje për organizatat e profilizuara në fushën e artit apo të trashëgimisë kulturore

5 Prill, 2022 - 6:00 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje për organizatat e profilizuara në fushën e artit apo të trashëgimisë kulturore, përcjell KultPlus.

Mbështetja këtë vit do të jetë e ndarë në 5 kategori të mbështetjes.

Objektivat e thirrjes janë këto:

Fuqizimi i skenës së pavarur kulturore përmes zhvillimit të organizatave të dëshmuara të profilizuara në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike.

Fuqizimi i partneritetit në mes të institucioneve publike dhe komunitetit kulturor në zhvillimin dhe zbatimin e politikave adekuate publike për fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Zhvillimi i diplomacisë publike përmes rritjes së cilësisë së aktiviteteve artistike dhe të trashëgimisë kulturore të cilët prezantohen në sferën ndërkombëtare, dhe përmes përfshirjes në rrjetet ndërkombëtare të organizatave të kulturës.

Shkëmbimi i njohurive dhe ngritja e vetëdijes rreth rolit të artit dhe trashëgimisë kulturore tek qytetarët, me theks të veçantë tek fëmijët.

Nxitja e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuar në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Përmirësimi i kushteve të përshtatshme të operimit të akterëve kyç të skenës së pavarur kulturore, përfshirë këtu hapësirën operuese për ushtrim të veprimtarisë së tyre, kapacitetin e nevojshëm njerëzor menaxhues dhe profesional.

Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës të profilizuara në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, me përvojë të dëshmuar në sektorin e kulturës, që plotësojnë kriteret përkatëse të përgjithshme dhe të veçanta.

Kush mund të aplikojë:

OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës të profilizuara në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, me përvojë të dëshmuar në sektorin e kulturës, që plotësojnë kriteret përkatëse të përgjithshme dhe të veçanta.

Shkalla e mbështetjes:

Shuma maksimale e mbështetjes për një përfitues 100,000.00 Euro

Shuma minimale e mbështetjes për një përfitues 50,000.00 Euro

Linku për informacione dhe aplikim: https://mkrs-ks.org/…/Thirrja_publike_Kulture_dhe… / KultPlus.com

Të ngjajshme