8 Prill, 2022 - 10:00 am
Nga Jusuf Buxhovi
Shtëpitë botuese “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Houstoni i Teksasit së shpejti nxjerrin nga shtypi, të plotësuar, veprën historiografike të Jusuf Buxhovit “Kosova” I-V, tashmë të përkthyer edhe në anglisht dhe e pranishme në unviersitetet amerikane dhe botërore.
Do të jetë ky botim i tretë i radhës nga ai i vitit 2017.
Botimi më i ri i “Kosovës” në pesë vëllime (Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane, Kosova 1912- 1945 dhe Kosova 1645-1999), shfaqet i plotësuar por edhe me disa rishkrime.
Plotësimi ka të bëjë me përforcimin e tezës pellazge dhe lidhjes ilire-shqiptare me të, pastaj me rolin e madh të trinomit mbretëror ilir në antikitet: Maqedonisë, Dardanisë dhe Epirit në rrjedhat e kohës si dhe demistifikimit të mëtutjeshë të tezave të historiografisë serbe rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serb, i konvertuar nga Rasha tribale. Kësaj problematike, i shtohet kapitulli i veçantë në pjesën “Mesjeta”, me ç’rast sillen fakte të shumta nga autorët nga mesjeta ndlr ta edhe ajo e perandorit Kantakuzeni, që hedhin dritë të re rreth falsifikimeve të historiografisë serbe si dhe rolit të faktorit arbëror në Bizant dhe gjatë Perandorisë osmane. Vemendje e veçantë i kushtohet edhe periodës së Rilindjes kombëtare, asaj midis dy luftërave botërore si dhe ripushtimit të Kosovës nga Serbia me ndihmën e partizanëve të Shqipërisë në vitin 1944, me ç’rast kemi edhe krimet e përbashkëta të përmasave të gjenocidit ndaj shqiptarëve që kundërshtuan pushtimin sllavo-komunist . Në vëllimin e pestë, vemendje e madhe i kushtohet rrethanave në Jugosllavinë e Titos si dhe shpërbërjes së saj, që u përcoll me lëvizjen kombëtare që vuni në binarët historik pavarësinë e Kosovës./ KultPlus.com