15 Maj, 2022 - 10:21 am
Ukraina me këngën “Stefania” është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2022, shkruan KultPlus.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka uruar Orkestrën Kalush për fitoren e tyre për Ukrainën.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën”, ka shkruar ai.
“Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. Të lirë, paqësor, të rindërtuar”, shtoi presidenti.
Populli ukrainas është duke kaluar nëpër kohë shumë të vështirë pasi Rusia ka filluar pushtimin e saj në shkurt të 2022-tës. /KultPlus.com