Alban Ukaj viziton pavilionin e Kosovës në Kanë

25 Maj, 2022 - 7:15 pm

Aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj, njëherit ndër aktorët kryesor të filmit ‘Tori dhe Lokita’ që shfaqi premierën mbrëmë në Kanë, vizitoi sot pavilionin e Kosovës në tregun e filmit Marché du Film.

Albani ndau me pavilionin e Kosovës detaje nga eksperienca e tij dytë e punës me vëllezërit Dardenne.

QKK e njoftoi për punën që po bëjnë në promovimin e portfolios së filmave të Kosovës, marrëveshjet ndërshtetërore për bashkëprodhim, dhe reformimin e sektorit të kinematografisë./KultPlus.com

Të ngjajshme