28 Maj, 2022 - 5:59 pm
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur, shkruan KultPlus.
Për këtë ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila është shprehur thellësisht e pikëlluar për këtë lajm.
“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, shkruan Osmani. /KultPlus.com