8 Qershor, 2022 - 8:59 am
Një dokumentar i Jennifer Lopez-it, një ribashkim i “Heat” dhe biseda me kryesuesen e top-listës Taylor Swift dhe ish-kampionin e tenisit John McEnroe janë ndër ngjarjet kryesore të Festivalit të Filmit Tribeca të këtij viti, i cili fillon në Nju Jork të mërkurën.
Festivali vjetor, i themeluar 20 vjet më parë, synon të shfaqë filma kureshtarë, informues dhe argëtues. Programi i këtij viti përfshin dokumentarë mbi abortin, dëmshpërblimet dhe lirinë e shtypit.
“Ne kurojmë shumë nga filmat tanë me një sy drejt audiencës më të madhe“, tha bashkëthemeluesja Jane Rosenthal për “Reuters”.
“Halftime”, një dokumentar për karrierën e Lopez, do të hapë festivalin që do të shfaqë rreth 110 filma artistikë nga 40 vende. Aktiviteti i 8-19 Qershorit do të presë gjithashtu koncerte të shumta, duke përfshirë performancat e reperit Lil Baby pas premierës së filmit të tij “Untrapped” dhe Machine Gun Kelly, i cili do të ngjitet në skenë pas shfaqjes së filmit të tij artistik “Taurus”.
Fituesi i Oskarit dhe bashkëthemeluesi i festivalit, Robert De Niro, do të ribashkohet me yllin e tij të “Heat” Al Pacino dhe regjisorin Michael Mann për të festuar. Për De Niron ky është një film që ka punuar shumë. “Michael Mann është një regjisor shumë i veçantë. Ai dëshiron që gjërat të bëhen në një mënyrë të caktuar dhe me të drejtë… dhe kjo është ajo që e bën filmin të veçantë”, tha De Niro./ KultPlus.com