“Sikurse rrobat e rënda që pengojnë lëvizjen e trupit, po ashtu edhe pasuria pengon lëvizjen e shpirtit”

14 Qershor, 2022 - 2:43 pm

Disa prej urtësive më të thella prej kulturës dhe trashëgimisë së një populli që i ka rrënjët e thella në shekujt e historisë.

Për ju, thëniet më të bukura indokineze:

Sikurse rrobat e rënda që pengojnë lëvizjen e trupit, po ashtu edhe pasuria në para pengon lëvizjen e shpirtit.

Tullaci s’ka nevojë për krehër.

Ulet i verbëri mbas grumbullit të gurëve e mendon se nuk e sheh askush.

U rrëzua, tha po i falem Zotit, u fry, tha jam duke u shëndoshur.

Ushqehu – nën mundësitë tua, vishu – sipas mundësive të tua, por për gruan dhe për fëmijët përkujdesu – mbi mundësitë e tua.

Vagabondët nuk i dëgjojnë bisedat mbi ndershmërinë.

Vallë do të shoh dot me vetulla po të nxjerr sytë?

Vartësia nga një tjetër është zhgënjimi i përjetshëm.

Vlerën e pasurisë e kuptojmë kur e fitojmë, ndërsa të shoqërisë, kur e humbasim.

Yjet nuk druajnë se mund të duken si xixëllonja.

Zakonet e vjetra janë këmisha hekuri.

Martesa nuk është e lidhur nyje e shtrënguar, por rrëshqitëse.

Akoma pa vënë leqet, nis të ndajë mishin.

Bima kacavjerrëse harliset falë pemës.

Bleta e bën mjaltin, por nuk ha vetë.

Iku vapa me gushtin.

I pëlqen orizi, por nuk di si t’i mbajë shkopinjtë.

Kapi peshk një ditë, e thau rrjetën për një muaj.

Kovaçi nuk e ka pasur ndonjëherë thikën e mirë.

Kush është i veshur keq pret me padurim të vijë vera.

Kush ka jetur gjatë, di shumë.

Me ujin e trupit nxirret uji i pusit.

Mos pyet të verbërin në cilën rrugë do të shkosh.

Nëntë herë më shumë durim e nëntë herë më shumë këmbëngulje do të na sjellin kallëpet e floririt.

Nëse do ta shohësh festën, duhet ta mbash frymën në tempull.

Nuk do të arrish kurrë t’a mbledhësh orizin e derdhur deri në kokërrën e fundit.

Njëqind këshilla nuk i zëvendësojnë dot një palë duar të stërvitura.

Orizi i gjatë është kokërrbosh. (Ekuivalenti në shqip: Kalliri bosh e mban kokën lart)

Pa kaluar mirë mbi urë, nis t’i merren mendtë.

Për të pasur një filxhan oriz, duhet të kesh mbushur një filxhan me djersë.

Po qe i turbullt burimi, i turbullt do të jetë lumi.

Po s’punove, nuk do të këndosh. (Nuk do të shijosh frytet.)

U nis të vizatojë dragoin dhe i doli një krimb. (Ekuivalenti në shqip: U mbars malli e polli një mi).

Vetëm në udhën e gjatë arrin të kuptosh durimin e kalit.

Prifti do të celbrojë martesën, por nuk do të kollondrisë shtëpinë.

Qeni edhe sikur të ketë lindur në mëhallën e dijetarëve (brahmanët) nuk do t’i njohë ndonjëherë.

Sado i vogël gjarpri, godite me shkop të madh.

Sado lart të fluturojë zogu s’bëhet falkua.

Sado të shumta gjarpërimet e një lumi të gjitha derdhen në det.

Sado ujë t’i hedhësh grurit, prapë grurë mbetet.

Sa e ke trupin e shëndoshë, derisa e ke pleqërinë larg, lakmo kah përsosja.

Sa individë aq karaktere.

Secili është mbrojtës i nderit të vet.

S’e sheh kallamin në syrin e vet, por sheh fijen e kashtës në syrin e tjetrit.

S’ia vlen të fyhesh nga shigjetat por nga shigjetari.

Sikur njerëzit ta njihnin imtësisht sendin që lakmojnë, do ta lakmonin më pak.

Si mundet një mi të nuhasë aromën e myshkut? Si mundet, një njeri që fle të zgjojë një tjetër? Si të jetë mësusesi do të jetë nxënësi?

S’ka hundë as vesh e megjithatrë do vathë e unaza.

S’ka nevojë t’i shtohet acid limonit.

S’ndahet uji sado ta godasësh me shkop.

S’mund të marrësh qumësht nga bualli, po as nga dybeku po i hodhe ujë.

Shpifja mbijeton tej vdekjes.

Shtëpia e mendjemadhit zakonisht është bosh.

Shtëpi do të thotë grua.

Shtëpisë së përfunduar nuk i shtohet simetria.

Tenxherja që thyhet nga vjehrra ishte e plasur, ajo që thyhet nga nusja eshte e re.

Të diturit edhe pse mund t’i kenë të gjitha, duhet të bëjnë miq.

Të flasësh me të marrin është si të hedhësh ujë në broken e përmbysur.

Të hash dhe të mos lëvizësh, shëndoshesh, kurse të hash dhe të lëvizësh, forcohesh dhe kalitesh.

Të gjithë janë gati të ndajnë sukseset e dikujt, asnjeri fatkeqësitë e të tjerëve.

Të paditurit blejnë libra, të diturit i lexojnë; të pasurit blejnë kuaj, të mençurit i kalërojnë.

Trishtimi që dikush ndjen për padijen e vet është si një gëzim prej qielli. / KultPlus.com

Të ngjajshme