Kryeministri Rama bën publike pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit (VIDEO)

21 Qershor, 2022 - 9:06 am

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike sot pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit. Ky projekt u paraqit ditën e djeshme në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive, përcjell KultPlus.

Rama e cilëson një projekt ambicioz që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin ambicioz të Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme