29 Qershor, 2022 - 10:16 am
Ka vdekur sot Esma Mulla, një nga balerinat e para në Kosovë, shkruan KultPlus.
Baleti Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime, duke dhënë edhe një biografi rreth veprimtarës së Mullas.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se balerina e gjeneratës së parë të balerinëve në Kosovë, znj.Esma Mulla, ka ndërruar jetë!
Baleti Kombëtar i Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës, kolegëve dhe të gjithë miqve!
***
E lindur, më 22. 09. 1952, në Pejë. Është njëra nga artistet e Dukagjinit që ka dëshmuar jeh skenik në dërrasat e teatrit gjersa po sendërtohej kultura e hapit skenik të gjinisë femërore. Ajo ishte brezi i art gjinor, e para e kualifikuar në shkollën e baletit, në Shkup. Në TPK do të hapërojë skenikisht, që nga vitet 1972. Aseti performativ i saj do të shënojë kthesë jetike për vrullin teatror. Ishte fabul jetike për një mori rolesh dhe shfaqjesh: “Legjenda mbi ngadhënjimin“, “Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“, “Interplay“ (Zana) “Coppelia“,“Era dhe Kolona“,“Kënga e Rexhës“,“Romeo dhe Xhulieta“, “Besa“, “Carmen“, “Balloja e Kadetëve“, “Zef Lush Marku“, “Don Kishoti“,“E bukura More“, “Peter Pani“, “Loja e Sizifit“, “Fyelltari“. /KultPlus.com