21 Korrik, 2022 - 8:00 pm
Presidenti Joe Biden rezultoi pozitiv me COVID-19 të enjten dhe po përjeton “simptoma shumë të lehta”, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton KultPlus.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden ka filluar të marrë Paxlovid, një ilaç antiviral i krijuar për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes. Ai është i izoluar në Shtëpinë e Bardhë dhe “vazhdon të kryej plotësisht të gjitha detyrat e tij”, tha ajo.
Mjeku i Biden, Dr. Kevin O’Connor, tha në një letër se Biden kishte një rrjedhje hundësh dhe “lodhje, me një kollë të thatë herë pas here, e cila filloi dje në mbrëmje”.
“Njerëz, po kaloj shumë mirë. Faleminderit për shqetësimin tuaj”, shkroi Biden në Twitter. Ai shtoi se ëshë “i zënë!”
Biden, 79 vjeç, është vaksinuar plotësisht, pasi mori dy doza të vaksinës së koronavirusit Pfizer pak para se të merrte detyrën, një injeksion të parë përforcues në shtator dhe një dozë shtesë më 30 mars.
Jean-Pierre i përshkroi simptomat e presidentit si “shumë të buta” dhe tha se Biden kishte qenë në kontakt me anëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë me telefon dhe do të merrte pjesë në takimet e tij të planifikuara “përmes telefonit dhe Zoom nga rezidenca”. /KultPlus.com