7 Shtator, 2022 - 11:40 pm
Poezi nga Xhevahir Spahiu
Të prekësh heshtjën tënde sic prek një send,
të shohësh thëllë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e të mos duash të jesh përherë me ty?
Të ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshtimën e kaltër,
limonat mbi krye,
peshkarexhat si zjarre të natës?
Të jësh me ty,
tok me ty të qeshësh
e mos kuptosh se si përpiqet deti
të dalë jashtë guaskës së vetvetës?
Të jesh me ty?
Të jesh me ty! /KultPlus.com