Shqiptari që shërbeu mbretëreshën Elizabeth II, rrëfen emocionet e asaj dite

9 Shtator, 2022 - 12:12 pm

Ismet Shehu, shef kuzhine, ka pasur fatin ta takojë mbretëreshën Elizabeth II.

Në një lidhje me emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania, Shehu rrëfeu emocionin e veçantë kur u zgjodh për t’i shërbyer ushqimin mbretëreshës.

Përzgjedhja e një shqiptari për të qenë aq pranë mbretëreshës kishte ngjallur edhe zili tek studentët e tjerë të kursit në vitin 2012 kur kishte ndodhur takim i rrallë.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës. Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria jua’. Kisha shumë emocion. Mbaj mend çdo moment të asaj dite, pati edhe zili nga studentë të tjerë pse një shqiptar shkon të shërbejë për mbretëreshën”, tregoi Shehu. /Euronews Albania / KultPlus.com

Të ngjajshme