1 Tetor, 2022 - 10:30 pm
Mjeku kosovar Dukagjin Krasniqi është emëruar mjek kryesor në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen, bën të ditur Florim Cuculi, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i kënaqur që Dukagjini bëri këtë rrugëtim të suksesshëm.
“Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrificë. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që ia ka vlejt”, ka shkruar Cuculi, duke postuar një foto të përbashkët më Dr. Krasniqin.
Një tjetër mjek kosovar, Arbër Shehu, së fundmi është bërë drejtor i gjigantit farmaceutik AstraZeneca. /KultPlus.com