5 Tetor, 2022 - 12:36 pm
Më 2 tetor është njoftuar nga Policia e Kosovës se avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, shkruan KultPlus.
Për këtë ka reaguar edhe Koci, përmes një postimi në “Facebook”, duke thënë se rasti i sulmit ndaj tij është ndriçuar nga ana e policisë.
Postimi i plotë:
Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë, para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë. Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale. Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër. Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu. Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje. Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë. E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale. /KultPlus.com