12 Tetor, 2022 - 10:29 am
Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në kuadër të PriVocalFest, shkruan KultPlus.
Ministria e Kulturës ka thënë përmes një postimi në “Facebook”, se ky koncert do të jetë si asnjëherë tjetër.
“Një koncert si asnjëherë tjetër! Sonte (E mërkurë/12.10.2022), Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me një program tejet të veçantë koral në drejtimin e një prej kompozitorëve e dirigjentëve më të njohur të kohës Ēriks Ešenvalds nga Letonia”.
Ešenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare.
“Legjenda për gruan e murosur” është prej veprave që do të mund ta dëgjoni në kuadër të këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të “Pri Vocal Fest”.
Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë prej orës 20:00. /KultPlus.com