12 Tetor, 2022 - 10:00 pm
Angela Lansbury, e njohur për rolet e saj në serialin ”Murder, She Wrote” dhe filma si ”The Manchurian Candidate”, vdiq në moshën 96-vjeçare.
Familja e saj tha se Angela vdiq pesë ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 97-të.
Angela u lind në Londër më 1925 dhe më vonë u zhvendos në SHBA.
Roli i saj i parë ishte në filmin e George Cukor të quajtur ”Gaslight”, ku Angela luante rolin e një shërbyeseje.
Në moshën 19-vjeçare Lansbury mori nominimin e saj të parë për çmimet Oskar, si aktorja më e mirë joprotagoniste për një film të saj të vitit 1944.
Angela njihet për rolin e saj si Jessica Fletcher, një mësuese që heq dorë nga puna për t’u bërë detektive, pas vdekjes së bashkëshortit.
Në vitin 2013, Angela u nderua me një çmim ”Academy Award” për arritjet e saj në karrierë.
Ajo gjithashtu është nderuar me të njëjtin çmim nga BAFTA në vitin 2002.
Lansbury është nderuar dhe me një yll në Hollywood Walk of Fame./atsh/ KultPlus.com