13 Tetor, 2022 - 5:45 pm
Radio Evropa e Lirë ka raportuar sot se në diskutimet që janë mbajtur brenda takimit të mbyllur të Grupit Punues për Viza, Franca ka kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Por çfarë është ky sistem dhe si funksion.
ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban të dhënat e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen.
Në një farë mënyre, ai i ngjan Sistemit Elektronik të SHBA për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), i cili shërben për një qëllim të ngjashëm.
Procedurat ligjore për kalimin e ETIAS kanë nisur në vitin 2016 dhe sipas disa njoftimeve të pakonfirmuara nga BE thuhet se do të hyjë në fuqi më 2023.
Përmes këtij sistemi bëhet kontroll i detajuar sigurie i secili aplikant për të përcaktuar nëse ata mund të lejohen në ndonjë vend të Zonës Schengen, shkruan Schnengenvisa.
Ndërkohë ETIAS nuk vlen për ata qytetarë që s’kanë qëllime udhëtimi në Schengen deri në 90 ditë.
Esenca e këtij sistemi është që njerëzit të mos përbëjnë kërcënim sigurie për shtetet ku shkojnë. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit.
Siç shkruan Schengenvisa aplikimi për ETIAS do të kushtojë 7 euro, derisa kjo vlen vetëm për të rriturit mbi moshën 18 vjeçare. Ata që janë nën këtë moshë janë të liruar nga pagesa.
Procesi i aplikimit mund të marrë kohë deri në 10 minuta me pyetjet bazike që ndërlidhen me të dhënat personale, derisa procesi deri në marrjen e lejes mund të zgjas deri në 1 muaj.
Ideja për këtë sistem buron qysh në vitin 2016, kur ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kishte thënë se “Evropa duhet të di se kush po kalon nëpër kufijtë e saj”./Express/ KultPlus.com