Dedikuar te gjitha grave të fjongos rozë

14 Tetor, 2022 - 2:32 pm

Arjola Zadrima

Hesht,
mbylli sytë.
Ndigjo veç zhurmat e sendeve,
një derë që përplaset,
një cicërimë zogu,
një muzikë e hershme.
Hyr në vetëdijen tande,
ndjej si koha shkon
dielli perëndon mbas Taraboshit,
Buna rrjedh e bajuklat notojnë
kundër rrymës.
Çliro frymën,
qetësohu, mendo.
Dy sy reflektojnë qënien tande të lumtun,
ti që je porti ku kam ankorue shpirtin
hapi krahët , më përqafo.

Tash zgjohu, puliti sytë
lene zemrën më rrahë,
JETO./ KultPlus.com

Të ngjajshme