15 Tetor, 2022 - 2:45 pm
Poezi nga Anne Stevenson
Shqipëroi Maksim Rakipaj
Mos kujto se nuk e di,
kur ndërsa më flet,
dora e mendjes tënde,
ashtu si pa mëndje
çorapet m’i heq
dhe verbërisht, shkathtësisht bredh
përgjatë kofshës sime.
Mos kujto
se nuk e di
që ti e di
se gjithçka them
është një veshje./ KultPlus.com