21 Tetor, 2022 - 1:23 pm
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka siguruar medalje nga Grand Slami i Abu Dabit, pasi ka arritur në finale të këtij turneu.
Gjakova në gjysmëfinale mposhti xhudisten gjeorgjiane, Eteri Liparteliani.
Ajo në finale do të takohet me fituesin e takimit mes Cai Qi dhe Huh Mimi./ KultPlus.com