9 Dhjetor, 2022 - 2:07 pm
Revista Time ka emëruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “shpirtin e Ukrainës” si personin e vitit 2022, përcjell KultPlus.
Çmimi shkon për një ngjarje ose person që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet globale gjatë 12 muajve të fundit.
Finalistët e tjerë përfshinin protestues në Iran, udhëheqësin e Kinës Xi Jinping dhe Gjykatën e Lartë të SHBA, shkruan BBC.
Redaktori i revistës tha se vendimi ishte “më i prerë në kujtesë”.
“Në një botë që kishte ardhur duke u përcaktuar nga përçarja e saj, pati një bashkim rreth kësaj kauze, rreth këtij vendi,” shkroi Edward Felsenthal.
Ai shtoi se “fryma e Ukrainës” u referohej ukrainasve në mbarë botën, duke përfshirë shumë që “luftuan prapa skenave”. Kjo përfshin njerëz si Ievgen Klopotenko, një kuzhinier i cili u ofroi mijëra ushqime falas ukrainasve dhe mjekja Yuliia Payevska e cila u kap, e më pas u lirua pas tre muajsh në robëri ruse.
Kopertina përmban një profil të Zelenskyy-t me xhupin e tij klasik të gjelbër ushtarak, i rrethuar nga figura individuale dhe turma protestuesish. Ato janë të ndërthurura me luledielli të verdha të ndezura dhe flamuj të Ukrainës blu-verdhë. /KultPlus.com