‘Dhe kjo vajzë më donte dhe tjetër s’kërkonte’

24 Dhjetor, 2022 - 11:49 pm

Poezi nga Edgar Allan Poe

Ka shumë e shumë vjet
Në një vent afër në det,
Ish një vajzë që mundni ta njini tani
Nënë emërin Annabel Li;
Dhe kjo vajzë më donte edhe tjetër s’kërkonte
Vec ta deshja sikundër më desh.

Isha i vogël dhe ish e vogël në vjet
N’atë vent afër në det;
Po duheshim më tepër se me dashuri
Unë dhe imja Annabel Li;
Me një dashuri që edhe Engjëjtë lart në lavdi
Që të dyve na kishin zili.

Andaj, tani e shumë vjet,
Tek ky vent afër në det,
Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Të bukurën Annabel Li;
Edhe motrat e saj engjëllesha
Ma rrëmbyen, ma mbyllën në varr se e desha,
Dhe kështu më la shendet
Nga ky vent afër në det.

Engjëjt që s’kishin sa në dashuri
Që të dyve na mbanin mëri.
Po përandaj, sic e dini vërtet,
Tek ky vent afër në det
Fryri veriu një nat’ e ma ngriu
E ma vrau tim Annabel Li.

Dashuria që kishim ish m’e forte se çdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’ as i urtë njeri
Dhe as Engjëjt e qiellit në erë,
As demonët përposh në skëterrë;
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
I së bukurës Annabel Li.

Se tek hëna që ndrit, syri im endërrit
Për të bukurën Annabel Li;
Dhe çdo yll që shkëlqen syt’ e embël rrëfen
Të së bukurës Annabel Li;
Nat’ e ditë e shoh, edhe zemrën ma ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Përmi varrin ku deti buçet,
I rri pranë mi varrin në det. / KultPlus.com

Të ngjajshme