17 Mars, 2018 - 10:54 am
Poezi e shkruar nga Flutur Mustafa.
T´du kur je ma i egër
Se amëlsina Jote ka mjaftu
Me ma marrë zemrën
Tash du ta shof f´tyrën tjetër Tanen
At´ f´tyrë që askush s´ta njef
E unë e di si Ti merr frymë…
Val´t e Tuja përplasi egërsisht n´mu
Dhe nxirre prej meje ankthin e pritjes
Të dashnisë t´vonume…
Bashk´puno me hanën
M´tradh´to qoft nevoja
Myti n´zemrën Tane t´zezë
Detar´t
Që n´thell´sinë Tane
Me qiri kërkojnë dashni
Mos lejo ta gjejnë
Det, myti!…
O, ma mirë mu t´m´kishe myt´
Mu, që dashni kërkova
N´errësinë e kobshme Tanen
Edhe e gjeta
Ma mirë ta kishe fundosë
Thithë n´thell´si
Sa zhyta vedin e s´kam si t´dal
e kurrë ma n´bregun Tan
t´ankorohem…
Unë Anijezeza
Që sa anej-kënej e bart
T´urrej
T´urrej
I urrumun je n´mes të dashunve!
Det, emnin mos ma thirr
Isha Sirena Jote
Vetëm ´ Jotja…
E Ti
Ç´bane?!…
U hodhe n´përqafim t´Laurës t´Bunës
E prej Bunës ma s´pakti tradh´ti kam pritë
I mallkumun (mos) qofsh Det…