10 Janar, 2023 - 9:08 am
Poezi nga Jaroslav Seifert
Në më pyesi, se çfarë
ka mbetur nga të
bukurit momente?
Do t’thoja:shkëlqimi
i syve,
një pikë parfumi
ca psherëtima
të strukura nën jakë,
mbi qelq epshet fryma,
një thërrime loti
një thua trishtimi
Duhet të më besoni,
pothuajse asgjë
E një grusht tym,
pak buzëqeshje në fluturim
në një qoshe turfullim
i disa fjalëve,
sjellë nga era si mbetje
Pa harruar dhe tre
fjolla dëbore në dorë
kjo është e gjitha.
Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com