Ministri Çeku për vdekjen e Edi Shukriut: Kontributi i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme

17 Janar, 2023 - 1:02 pm

Ka vdekur sot Edi Shukriu, shkrimtarja, arkeologia dhe historiania e shquar kosovare. Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Dhimbjen për ikjen e Edit e kanë shprehur shumë personalitete nga arti e kultura e krerë të shtetit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku, gjithashtu përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e Edi Shukriut.

Çeku shprehet se kontributi i saj si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme.

Ky është Telegram ngushëllimi i ministrit me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriu:

E nderuara familje Shukriu,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu.

Si një profesioniste e pashoqe e arkeologjisë, arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinjë. Kontributi i saj si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese.

Familjes, miqve dhe dashamirëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me respekt,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Të ngjajshme