1 Shkurt, 2023 - 7:00 pm
Poezi nga Rozafa Shpuza
Ec kadalë kah pusetat që kapin pisk bordurën
si çatallat palen e fustanit,
shkepun prej furisë së nji dashnie fundvere.
Shkapërce gështenjat e egra që presin t’zgaquna
bri gjunjve paksa të hapun të parkut
e marrohen prej lamtumirash gjembaçe
që kurrë s’e mbajten fjalen.
Ndalu te rrugica që varet si etiketë
në mangen e qindisun me sekrete grrilash
e hyn symbyllun në oborrin ku nji qen
ruen paqen e luleborave… / KultPlus.com