6 Shkurt, 2023 - 5:15 pm
Sot doli nga shtypi libri më i ri i autorit Ilir Muharremi, me titull “Thyerja”, shkuran KultPlus.
“Thyerja” është një tragjedi me katër akte.
Në libër trajtohet jeta reale e personit me emër Chris Wats. Në ketë tragjedi ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla. Pasi njoftohet me një femër më të re, dashurohet me të. Kalon një kohë duke tradhtuar gruan e tij. Pasi gruaja dyshon, ai vendos ta rrëfej tradhtinë. E vret gruan dhe pastaj i vret edhe dy vajzat.
Autori për KutlPlus tregon se kjo temë është një ngjarje që ka ndodh vërtetë dhe që e ka prekur shumë personalisht. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Kolorado, Amerikë. Personi vuan burgun e përjetshëm.
Kjo tragjedi është shkruar nga vetë autori që të luhet në teatër. / KultPlus.com