2 Mars, 2023 - 11:10 pm
Poezi nga Nga Emily Dickinson
Përktheu Elona Caslli
Unë jam askushi. Kush je ti?
Je edhe ti askushi?
Atëherë jemi dy. Mos i trego njeriu!
Ata do ta kuptonin menjëherë.
Sa e frikshme të jesh Dikushi!
Të të njohin, siç njohin një bretkosë.
T’ia thuash emrin tënd gjithë ditën e ditës.
një moçali admirues. / KultPlus.com