13 Mars, 2023 - 11:23 am
Shumë persona kanë frikë nga gjarpërinjtë, madje ka edhe nga ata që mund të tremben edhe duke ua treguar në foto, ndërsa për Julian Gunther frika nuk ekziston.
Ai arrin të realizojë foto mahnitëse të një prej llojeve të gjarpërinjve më të mëdhenj në botë, anakondës.
Eksploruesi i guximshëm zhytën në ujë dhe u afrohet anakondave deri në pak centimetra me qëllimin për të realizuar foto nga afër. Ai ka arritur të fotografojë anakonda gjigante deri në 7 metra të mbështjella në degët nënujore në rajonin tropikal Pantanal të Amerikës së Jugut.
“Për të realizuar qëllimin duhet të bëni shumë kërkime në lidhje me sjelljen e anakondave dhe shenjat paralajmëruese. Është shumë e rëndësishme që ato të kenë një hapësirë nga ku mund të largohen. Njerëzit e rritur nuk janë në menunë e anakondave. Rasti i vetëm kur anakonda do të sulmonte është vetëm kur ai do ta ngacmonte atë ose do ta vendoste në një qoshe dhe ajo nuk do të kishte hapësirë nga të largohej. Kafshët e egra, nëse do të ishin përballë dy opsioneve, të luftonin apo të largoheshin, ato do të zgjidhnin gjithmonë t’ia mbathnin”, është shprehur fotografi për Daily Mail.
Ata që kanë frikë nga gjarpërinjtë nuk duhet ta hapin fotogalerinë e mësipërmet! / KultPlus.com