16 Mars, 2023 - 6:42 pm
Filmi i metrazhit të shkurtër “Pritje” që trajton jetën dhe pritjen e Ferdonije Qerkezit, i realizuar nën regjinë e Artan Korenicës, gjatë muajit prill do të shfaqet në Tiranë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori Edi Kastrati përmes një postimi në Facebook.
“Me përkrahjen e bashkisë së Tiranës , projekti Pritja me expoziten e fotografive dhe filmin Tavolina do të jetë në muajin Prill në Tiranë”, ka shkruar Kastrati./ KultPlus.com